Kazimoski: Arsimi, një kundërshtar sfidues, jemi gati për të dhënë maksimumin

Futboll

Kazimoski: Arsimi, një kundërshtar sfidues, jemi gati për të dhënë maksimumin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:40
Pamje nga një ndeshje

Liga e dytë e Maqedonisë së Veriut në futboll do të hap siparin sot me ndeshjet e javës së parë.

Skuadra e re e kësaj kategroie, Novact nga Manastiri, është gati për duelin sa të vështirë, po aq edhe të rëndësishëm ndaj Arsimit.

Në lidhje me ndeshjen përballë ekipit nga Çegrani, futbollisti i talentuar Jasin Kazimoski, i cili në afatin kalimtar të verës te Novaci erdhi nga Ohridi.

“Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre.

Çdo sfidë dhe avanturë e re është e mirëseardhur për mua.

Si ekip jemi përgatitur maksimalishtë jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë kampionatin.

Të gjithë bashkëlojtarët kemi dhënë maksimumin gjatë përgatitjeve për të dhënë më të mirën në fushën e lojës sot.

Ështe ndeshja e parë për këtë sezon me një kundërshtar sfidues, por gjithsesi jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi qëllim te tregojmë që Novaci nuk është rastësisht pjesë e Ligës se Dytë”, deklaroi Jasin Kazimoski.

Ndeshja Novaci-Arsimi do të luhet sot me fillim prej orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat