Pacolli e përcjell Arsenalin

Futboll

Pacolli e përcjell Arsenalin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:14
Pacolli në stadium

Ish Presidenti dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli është parë me djemtë e tij duke e shikuar Arsenalin në ndeshjen e tyre të parë në Premier Ligë

Premier Liga e Anglisë filloi mbrëmë me ndeshjen e parë ku kampioni në fuqi, Manchester City mposhti si mysafirë skuadrën e promovuar në Premier Burnley me rezultat 0-3.

Por, biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka zgjedhur një ndeshje tjetër për ta përcjellë gjatë ditës së sotme dhe ajo është ndeshja Arsenal – Nottingham Forest që përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Arsenalit.

“Me Diarin dhe Omerin në stadiumin Emirates të Arsenalit në Londër. Diari ishte i kënaqur gjatë gjithë kohës me lojën fantastike të Arsenalit kundër Nottingham Forest (2:1)”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook duke dhënë të kuptohet se djali i tij është një tifoz i topçinjve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat