Osimhen shumë afër nënshkrimit të kontratës së re

Futboll

Osimhen shumë afër nënshkrimit të kontratës së re

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:15
Osimhen - majtas

Sipas disa raporteve, Victor Osimhen është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin, e cila përfshinë edhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro dhe një pagë vjetore 10 milionë euro

Kjo marrëveshje pritet të përfundojë në qershorin e vitit 2027 dhe Osimhen do të marrë një pagë të lartë prej 10 milionë euro në sezon ku përfshihen edhe bonuse në lidhje më të drejtat e imazhit të tij.

Klauzola e lirimit do të jetë në dy nivele, një për klubet jashtë Italisë dhe një tjetër specifikisht për klubet e Pro Ligë të Arabisë Saudite dhe arrin në 150 milionë euro.

Sulmuesi e ndihmoi Napolin për ta fituar Scudetton e parë pas 30 viteve dhe u bë afrikani i parë që kurorëzohet me Këpucën e Artë të Serie A.

Për të kanë shprehur interes një numër i madh i klubeve këtë verë, përfshirë: Manchester United, PSG, Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe disa skuadra të Pro Ligës Arabe – përfshirë Al-Hilal.

Megjithatë, Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe Osimhen gjithmonë kanë qenë të fokusuar që ta vazhdojnë bashkëpunimin në mes tyre në stadiumin, Diego Armando Maradona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat