Kapiteni i Dritës flet para përballjes me Llapin

Futboll

Kapiteni i Dritës flet para përballjes me Llapin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:38
Rron Broja

Drita vazhdon edhe këtë vit që para të gjitha ndeshjeve kampionale, të mbajë konferencën për media, duke treguar profesionalizëm në raport me mediat.

Rron Broja i cili këtë vit do të bartë shiritin e kapitenit te Drita, ka folur në konferencën për media para takimit të vlefshëm në xhiron e parë të Superligës së Kosovës.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj Llapit. Jemi munduar të punojmë gjatë gjithë javës sepse e dijmë që skuadra kundërshtare është përforcuar shumë.

Jemi të vetëdijshëm që ndeshjet në Evropë dhe kampionat ndryshojnë, por shpresoj dhe besoj që nesër të qasemi me seriozitet, të jemi agresiv, të fitojmë ndeshjen e parë dhe tri pikë”, ka thënë Broja.

Drita nesër është nikoqire e Llapit në Gjilan, me takimin që fillon nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat