Vavalis flet para ndeshjes së parë kampionale

Futboll

Vavalis flet para ndeshjes së parë kampionale

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:39
Pamje nga konferenca

Skuadra e Dritës sot ka mbajtur konferencë për media, në prag të ndeshjes së parë kampionale të cilët bardhekaltërit e zhvillojnë ndaj Llapit.

Trajneri Akis Vavalis, e fillon për herë të parë kampionatin me Intelektualët nga fillimi, duke shpresuar në rikthimin e titullit në qytetin e Gjilanit.

Trajneri Akis Vavalis tha se ka punuar me lojtarët që pas ndeshjeve në Evropë dhe nesër duhet ta nisim kampionatin me fitore.

“Është shumë e rëndësishme të fitojmë nesër ndaj Llapit, sepse periudha e Evropës ka përfunduar dhe tani duhet të jemi të fokusuar në kampionat.

Do të takohemi me një skuadër të fuqishne si në organizim edhe financiarisht, por më e rëndësishme për ne është si do shkojë performanca jonë.

Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi konkurrencë në çdo pozitë, por kjo është ajo që duam që të kemi sa më shumë futbollistë në dispozicion”, ka thënë Akis në konferencën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat