Son i dërgon mesazh lamtumirës Kanes

Futboll

Son i dërgon mesazh lamtumirës Kanes

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:17
Son e Kane

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min postoi një mesazh të përzemërt në Instagram pas largimit të Harry Kane në Bayern Munich.

Kane përfundoi transferimin e tij prej 100 milionë euro te Bayern Munichu të shtunën, duke i dhënë fund partneritetit të tij vdekjeprurës me Sonin.

Kane dhe Son luajtën së bashku në Tottenham për tetë vjet dhe formuan një nga partneritetet më të mëdha të Premier League me dy lojtarë. Dyshja u bashkua për 47 gola, duke i bërë ata më vdekjeprurësit në historinë 31-vjeçare të ligës.

Duke shkruar në Instagram, Son tha: “Lider, vëlla, legjendë.

Që nga dita e parë është kënaqësi të luaja në krah", ka shkruar Son. “Shumë kujtime, lojëra të mahnitshme dhe gola të jashtëzakonshëm së bashku. Harry, faleminderit për gjithçka që më ke dhënë mua, klubit tonë dhe tifozëve tanë. Të uroj asgjë veç më të mirës në kapitullin tënd të ri. Suksese vëlla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat