De Bruyne pritet të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta

Futboll

De Bruyne pritet të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:47
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori belg, truri i skuadrës së Manchester Cityt është lënduar në ndeshjen e parë kampionale në mes të Burnley dhe Cityt.

Qytetarët e fituan ndeshjen e parë të edicionit 2023/24 me rezultat 0-3, duke dominuar nga fillimi deri në fund, me dy golat e Erling Haaland dhe Rodri.

Lajmi i vetëm i hidhur në këtë ndeshje, ishte lëndimi i Kevin De Bruyne, i cili u largua në minutën e 22-të nga fusha.

“Lëndimi është i njejtë me atë të Ligës së Kampionëve në finalen ndaj Inter, është e ngjashme dhe do jetë për disa javë jashtë fushave, shpresojmë të rikthehet sa më shpejtë” shtoi Guardiola pas përfundimit të ndeshjes.

Manchester City javën e ardhshme në shtëpi pret skuadrën e Newcastle United,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat