Ronaldo bën heroin me dy gola përballë skuadrës së serbit

Futboll

Ronaldo bën heroin me dy gola përballë skuadrës së serbit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:54
Pamje nga ndeshja

Cristiano Ronaldo i është gëzuar sot trofeut të parë me fanellën e Al Nasr, teksa ka drejtuar skuadrën në fitoren e Kupës së Kampioneve për Klubet Arabe.

Al Nasr ka mundur në finalen e turneut ekipin tjetër saudit, Al Hilal, në një finale të zgjidhur vetëm falë kohëve shtesë.

Al Hilal që kishte në radhët e tij emra si Kulibali, serbi Milinkoviç-Saviç, Neves e Malkom, i bëri rezistencë Al Nasr në një sfidë të hapur e shumë të luftuar. Braziliani Mikael i dha avantazhin Al Hilal në minutën e 51-të.

Al Nasr mbeti me 10 lojtarë në minutën e 71-të, por 3 minuta më vonë ishte Ronaldo i cili vendosi barazinë në shifra.

Ai shënoi edhe një gol të dytë para fundit të sfidës, por ai u anulua dhe skuadrat iu drejtuan shtesave.

Megjithatë, portugezi u bë përsëri protagonist me golin e tij në minutën e 98, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, me rezultatin 2-1 që rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat