Kamberi shënon për fitoren e thellë të Zurich-ut! Ajdini humb penalltinë 

Futboll

Kamberi shënon për fitoren e thellë të Zurich-ut! Ajdini humb penalltinë 

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:34
Zurich

Skuadra e Zurich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Lausanne Ouchy vendas, në takimin e javës së 4-të të kampionatit zviceran.

Futbollisti Alban Ajdini humbi penalltinë në minutën e 24-të dhe lëshoi mundësinë që Lausanne Ouchy të kaloi në epërsi.

Për Zurch shënuan Jonathan Okita (35' - nga penalltia), Antonio Marchesano (72') e Lindriti Kamberi (90+2').

Mërgim Qarri dhe Alban Ajdini u paraqitën titullarë për Lausannen dhe në pjesën e dytë luajtën Lavdrim Hajrullahu nga minuta e 60-të, Valon Hamdiu (60’) e Liridon Mulaj (71’). 

Lindrit Kamberi u paraqit standard dhe Bledian Krasniqi nga minuta e 83-të.

Zurich kryeson me 10 pikë dhe Lausanne Ouchy është e fundit (i dhjeti) me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat