Leart Paçarada me notë të madhe në Kupën e Gjermanisë 

Futboll

Leart Paçarada me notë të madhe në Kupën e Gjermanisë 

Nga: K. Goca Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:11
Leart Paçarada djathtas me bashkëlojtar feston

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka debutuar në mënyrën më të mirë në fanellën e skuadrës së njohur gjermane, Koln.

Paçarada me Koln-in shënuan fitore pas 120 minutave në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj VfL Osnabruck, në kuadër të 32-tës së finales së Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1).

Image

Paçarada feston me shokë

Sipas faqes për statistika “Sofascore”, portieri Florian Kleinhansl i Koln-it është lojtar i ndeshjes me notën 8.6.

Pas tij shkëlqeu Paçarada duke u vlerësuar me notë 8.0.

Paçarada ka treguar lojë të madhe duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes së Koln-it.

Një debutim fantastik në sfidën e parë në fanellën e Koln-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat