Data në këpucët e Kane mbetet ende mister

Futboll

Data në këpucët e Kane mbetet ende mister

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:10
Harry Kane dhe data në këpucë

Data në këpucët e Kane mbetet ende mister!

Harry Kane “festoi” transferimin e tij në Mynih duke veshur në ndeshjen e parë të luajtur për ngjyrat e reja me një palë këpucë të modifikuara.

30-vjeçari kishte qepur në këpucët e tij datën 17.08.23.

Ky detaj u ka bërë përshtypje tifozëve, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dhënë mendimet e tyre se çfarë fshihet shifrave.

Hipoteza më e përfolur ishte ajo që bënte lidhnjen e datës në këpucët e Kane me ditën e lindjes të fëmijës të tij të katërt. Siç dihet bashkëshortja e Kane, Kate është në pritje të ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat