Ruiz e mirëpret interesimin e Valencia-s

Futboll

Ruiz e mirëpret interesimin e Valencia-s

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:55
Ruiz

Sulmuesi i Bragas, Abel Ruiz e ka mirëpritur interesimin e klubit spanjoll, Valencia.

Reprezentuesi i Spanjës U21 është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e vendlindjes së tij.

“Unë jam shumë i dhënë pas Valencia-s sepse atje e kam filluar karrierën dhe është klubi i qytetit tim.

Më trishtonte kur e shihja Valencian që luftonte për të shmangur rënien nga kategoria, kur ajo gjithmonë ka luftuar për të qenë në krye”, ka thënë Ruiz.

“Unë e vlerësoj Valencian dhe Barçën për atë që më kanë dhënë dhe atë që kam mësuar atje.

Prandaj, nëse dera do të hapet, do të isha i lumtur të ndihmoja atë skuadër sepse kam një dashuri të veçantë për ta”, ka theksuar Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat