Messin e tradhtuan nervat dhe “u kap” me një kundërshtar

Futboll

Messin e tradhtuan nervat dhe “u kap” me një kundërshtar

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:04
Pamje nga dueli verbal

Lionel Messi njihet si një lojtar korrekt në karrierën e tij të gjatë dhe të lavdishme.

Por, si të gjithë të tjerët, edhe yllin argjentinas ndodh ta lëshojnë nervat.

36 vjeçarit kjo i ndodhi mbrëmë në ndeshje me Philadelphia Union, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultat 4:1, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Në fakt, shtatë herë fituesin e Topit të Artë e lëshuan nervat dhe u kacafyt me një lojtar kundërshtar.

Jose Martinez bëri ndërhyrje të ashpër ndaj bashkëlojtarit Allen të kampionit të botës, i cili më pas reagoi duke i qëruar hesapet me të.

Ndonëse një gjest jo i mirë ai i përplasjes me kundërshtarin, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u përkrah nga tifozët e Inter Miamit pasi sipas tyre ai e tregoi fytyrën e një lideri të vërtetë, i cili i mbron bashkëlojtarët e tij në situata të vështira.

Messi po shkëlqen në futbollin amerikan, ku deri tash i ka realizuar 9 gola në 6 ndeshje, duke e dërguar Inter Miamin deri në finale të Kupës së Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat