Skuadra katalanase po kërkon lojtarë

Futboll

Skuadra katalanase po kërkon lojtarë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:50
Ansu Fati

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi 20-vjeçar spanjoll, Ansu Fati, ka shpallur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona. Ai u ka kërkuar përfaqësuesve të tij që t’i një klub të ri.

Përgatitjet parasezonale dhe ndeshja e parë e kampionatit bënë që sportisti të konfirmojë këtë vullnet.

Xavi, trajneri i skuadrës, gjithashtu nuk e pa atë si titullar absolut, pavarësisht se lojtari përpiqej të provonte të kundërtën.

Në ndeshjen hapëse të La Ligas, ndaj Getafes, trajneri përdori fillimisht Abde, më pas Lamine Yamal dhe vetëm në zëvendësimin e tretë hyri në lojë Ansu.

Krahas kësaj, skuadra katalanase po kërkon lojtarë për të përforcuar sulmin e saj, gjë që do të nënkuptonte më shumë konkurrencë për lojtarin.

Prandaj, Ansu Fati tashmë ua ka bërë të qatë menaxherëve që të kërkojnë një klub të ri. Janë disa emra të mëdhenj të futbollit evropian që do ta mirëprisnin Ansu Fatin.

Pak kohë më parë është folur për një transferim të mundshëm te PSG, nën urdhrat e Enrique-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat