Hesperange-Struga Trim Lum, kualifikimi në “Play-Off” është vetëm 90 minuta larg

Futboll

Hesperange-Struga Trim Lum, kualifikimi në “Play-Off” është vetëm 90 minuta larg

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:33
Pamje nga ndeshja e parë

Struga Trim Lum ditën e sotme do të luajë sfidën e kthimit ndaj Swift Hesperange në “Stade de Luxembourg.

Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00 dhe është e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

"Pas fitores 3: 1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, kampionët e vendit do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar edhe kualifikimin në “Play-Off”.

Një takim shumë i rëndësishëm për të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, të cilët pavarësisht mungesës së Hogan Ukpa dhe disa shqetësimeve tjera të vogla, do të duhet të sigurojnë kualifikimin për në fazën “Play-Off”.

Nëse sonte arrijmë të sigurojmë një vend për në ndeshjet e “Play-Off”, do të shkruanim historinë më të re në arenën ndërkombëtare, aty ku shpresojmë të vazhdojmë edhe gjatë kohë.

Pra vetëm 90-minuta larg drejt një suksesi tjetër të madh në arenën ndërkombëtare", shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat