Arsenali po rivalizohet

Futboll

Arsenali po rivalizohet

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:18
Ansu Fati

Arsenali do të synojë të vazhdojë me fitore në sezonin e ri teksa do të përballet të hënën me Crystal Palacen.

Gunners udhëtojnë në Selhurst Park pasi kanë mposhtur Nottingham Forest në ndeshjen e tyre hapëse të edicionit 2023/24.

Ndërsa ata nuk janë në aksion këtë fundjavë, kjo i jep Arsenalit kohë për të bërë më shumë punë në tregun e transferimeve.

Arsenali thuhet se ka bërë një tentim të ri për sulmuesin e Barcelonës,Ansu Fati.

Sulmuesi spanjoll duket se do të largohet nga Katalunia këtë verë pasi nuk është në planet e Xavit.

Sipas raportimeve në Spanjë, Topçinjtë kanë hapur bisedimet me përfaqësuesin e tij Jorge Mendes dhe do të ishin të interesuar ta merrnin atë në Emirates Stadium këtë verë. Fati do të ishte i hapur për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat