Kane debutim rekord me Bayern-in: askush si ai

Futboll

Kane debutim rekord me Bayern-in: askush si ai

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:33
Kane

Nuk kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Harry Kane te Bayern Munich. Sulmuesi është aktivizuar nga stoli gjatë Superkupës së Gjermanisë të humbur nga bavarezët 3-0 kundër Leipzig.

Kanë shkuar shumë më mirë gjërat në debutimin e tij në Bundesliga, në javën e parë  të kampionatit.

Kundër Werder Brema, sulmuesi ka qenë titullar dhe protagonisdt me gol dhe asist në fitoren 4-0  të marrë nga kampionët në fuqi në transfertë.

Goli dhe asisti e kanë bërë Kane të hyjë në historinë e rekordeve.

Në fakt, sulmuesi është bërë anglezi i parë që shënon dhe jep një asist në debutimin e tij në Bundesliga dhe i pari që e bën këtë për Bayern pas Sane në shtatorin e 2020-ës.

Me pak fjalë, një debutim i shkëlqyer në kampionatin gjerman për Kane, i cili tani pret ndeshjet e ardhshme për të vazhduar të shënojë gola dhe të arrijë objektiva të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat