Juves i mjafton një pjesë loje ndaj Udineses

Futboll

Juves i mjafton një pjesë loje ndaj Udineses

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 23:03
Juventusi

Fitore e pastër e Juventusit në javën e parë të Serisë A. Bardhezinjtë mposhtën thellë 0-3 Udinesen, duke e vulosur suksesin që në pjesën e parë me golat e Chiesas, Vlahovicit dhe Rabiot.

Juventusit i mjaftuan më pak se dy minuta lojë për të zhbllokuat sfidën me Udinesen në Friuli. Një gabim në qarkullimin e topit në fazën mbrojtës i kushton rëndë skuadrës vendëse: topin shkon në këmbët e Chiesas, që godet fuqishëm, rrafsh me tokën, nga jashtë zonës, duke tundur rrjetën, 1-0.

Bardhezinjtë thelluan epërsinë me Vlahovic në minutën e 20-të, falë një penalltie të akorduar për prekje të topit me dorë, 0-2.

Juvetusi mbyll illogaritë me Udinesn që në fundin e pjesës së me parë, kur Rabiot realizoi golin e tretë.

Fitore e madhe e Lecces në shtëpi kundër Lazios.

Skuadra puljeze përmbysi lazialët 2-1, duke zhvlerësuar finalizimin e Immobiles në pjesë ne parë.

Vjen debutimi në Serinë A për Ylber Ramadanin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, transferuar pak javë më parë te Lecce, u aktivizua titullar në përballjen me Lazion, që po luhet në “Via del Mare”.

Skuadra puljeze deri në minutën e 26-të, moment kur Ciro Immobile, i shërbyer nga Luis Alberto, zhbllokoi rezultatin, 0-1.

E pabesueshme ajo që ndodh në minutat e fundit. Në të 85-tën Alqvist barazon rezultatin dhe vetëm dy minuta më vonë Di Francesco realizon golin e 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat