Engjëll Hoti me super gol i dha fitoren LKS Lodzit në elitën e futbollit polak

Futboll

Engjëll Hoti me super gol i dha fitoren LKS Lodzit në elitën e futbollit polak

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:12
Engjëll Hoti feston me shokë

Mesfushori që ka bërë karrierën në Superligën e Kosovës, Engjëll Hoti ka shënuar supergol në fitoren e skuadrës së tij LKS Lodzit.

Hoti që ka luajtur për Trepçën ’89 dhe Llapin i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e shtatë të kohës shtesë ndaj Pogon Szczecinit.

Ndeshja u mbyll 1-0 dhe goli i Hotit që ishte i pari në kampionatin polak doli të jetë vendimtar.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë, ndërsa LKS Lodzi e arriti fitoren e dytë.

Hoti që është rritur si futbollist në Gjermani, përveç Trepça ’89 dhe Llapit, ka bërë karrierë edhe në Shqipëri në dy klubet kryesore, Tirana dhe Partizani.

Hoti ka zhvilluar dy ndeshje për Kosovën U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat