Zyrtarizon dy lojtarë

Futboll

Zyrtarizon dy lojtarë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:17
Kukësi

Nikolin Duka do të jetë pjesë e Kukësit për dy sezonet e ardhshme.

Klubi verilindor ka prezantuar mbrojtëson 23-vjeçar këtë të mërkurë. SuperSport kishte raportur më herët se lojtari ishte bashkuar prej disa ditësh me skuadrën, ndërkohë pritet që mbrojtësi kryeqytetas të plotësojë boshllëkun e lënë nga largimi i Altin Bytyçit.

Po ashtu kuksianët zyratrizuan dhe Sebastian La Torre. Sulmuesi nga Peruja ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që afrohet nga Sabtos i Perusë.

Kukësi ka bërë shumë ndryshime nga edicioni i shkuar teksa kanë mbetur vetëm Tafas, Hasaj, Abdou, Momoh, Domi, Sula dhe Rashiti. Verilindorët e nisin të shtunën kampionatin ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat