Klubi bllokon transferimin e mbrojtësit maqedonas

Futboll

Klubi bllokon transferimin e mbrojtësit maqedonas

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:11
Todor Todoroski

Todor Todoroski është një nga dëshirat e Partizanit në merkato dhe të kuqtë po punojnë për të firmosur me mbrojtësin e djathtë.

Megjithatë, rrugës gjërat janë vështirësuar dhe situata ka ndryshuar.

24-vjeçari është pjesë e Sumgajit në Azerbajxhan, ku ka kontratë deri në verën e viti të ardhshëm. Partizani ka arritur akordin personal me lojtarin, i cili është një preferencë e trajnerit Zekiç.

Të dy njihen në kohën kur ishin pjesë e Osijekut në Kroaci.

Megjithatë, firma me Todoroskin duket larg për shkak se ai nuk po arrin të lirohet nga kontrata me klubin azer. Pavarësisht akordit, mbrojtësi dhe Partizani duket se kanë para një pengesë serioze.

Nga ana tjetër, pezull është edhe e ardhmja e Hadrojt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat