Zekirja Ramadani rrëfen jetën e tij si trajner në Arabinë Saudite

Futboll

Zekirja Ramadani rrëfen jetën e tij si trajner në Arabinë Saudite

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 13:36
Zekirja Ramadani

Shkupjani Zekirja Ramadani pas karrierës së suksesshme si trajner në Maqedoni,

Shqipëri dhe Kosovë, ka dy muaj që punon si trajner në Arabinë Saudite, te skuadra e Ohod FC nga Medina, që bën gara në Ligën e dytë.

45-vjeçari rrëfen jetën e tij si trajner në Arabinë Saudite.

Ai thotë se është adaptuar shumë shpejtë në ambientin e ri, falë drejtuesve të klubit dhe lojtarëve.

“Drejtuesit e klubit dhe futbollistët më kanë mundësuar që shumë shpejtë të përshtatem këtu në Arabinë Saudite. Për ne gjithçka fillon pasdite dhe mbaron diku pas mesnate”, thotë fillimisht Ramadani.

Ai tregon se si ndodhi transferimi në Arabinë Saudite.

“Më erdhi oferta prej klubit Ohod dhe jam i bindur që secili që do ishte në vendin tim do të pranonte këtë ofertë. Ilir Halili është agjenti që mbaroj punën time së bashku me Indri Cacën”, tregon trajneri shkupjan.

Ramadani thotë se edhe Liga e dytë në Arabinë Saudite është e fortë.

“Kampionati këtë vit është shumë i fortë, sepse është rritur numri i futbollistëve të huaj, i cili ka shkuar në shtatë. Prandaj është rritur edhe cilësia. Objektivi i drejtuesve të klubit Ohod janë që të gjendemi në pjesën e sipërme të tabeles dhe në sezonin e ardhshëm synimi është promovimi në Premierligën arabe.

Në stafin teknik kam një ndihmëstrajner nga Gostivari, një iranian, një turk, një maroken dhe një arab. Sezoni i ri ka nisur dhe deri tani janë luajtur dy xhiro.

Ne kemi një fitore dhe një humbje. Në xhiron e parë fituam si mysafir Hayer Club me rezultat 2-0, kurse në jaëvn e dytë u mposhtëm në shtëpi nga Al-Faisaly po me 2-0. Liga e dytë ka 18 skuadra”, tregon Ramadani për TV "Open"..

Futbolli në Arabinë Saudite, siç na thotë “Zeka”, çdo ditë po përparon.

“Futbolli këtu është në një progres të jashtëzakonshëm. Çdo ndeshje organizohet në mënyr si organizohen ndeshjen në Europë kur luajnë ekipet tona”, tregon ai.

Ramadani pret që së shpejti t’i bashkohet familja, e cila i mungon shumë.

“Për momentin jam vetëm, nuk e kam familjen, por pres të vijnë në ditët në vijim. Kuptohet se pa sakrificë nuk bëhet karierë, as nuk fitohet paraja. Kështu që kam mbështetjen maksimale nga familje e ngushtë”, thekson ai.

Ramadani thotë se qyteti i Medinës i pëlqen tejmase.
“Qyteti është shumë i bukur, dhe ka afër dy milion banorë. Qyteti i Medinës për ne muslimanët ka një emocion të veçant. Ndërsa, sa i përket këtu i ke të gjitha dhe nuk ka asnjë problem”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat