PSG përgatit ofertën e dytë për Kolo Muani

Futboll

PSG përgatit ofertën e dytë për Kolo Muani

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 13:45
Kolo Muani

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain ka gati ofertën e re për Randal Kolo Muanin.

Eintracht Frankfurti refuzoi ofertën e parë të PSG-së për Kolo Muani, dhe kampioni francez do të rikthehet me një ofertë tjetër më të mirë.

Bisedimet mes PSG-së dhe Eintracht Frankfurtit pritet që tani të avancojnë.

Kolo Muani po bën presion që Eintracht Frankfurti ta pranojë largimin e tij, pasi ai ka rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare me PSG-në javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat