Vidal tallet me vdekjen tragjike të portierit

Futboll

Vidal tallet me vdekjen tragjike të portierit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:08
Vidal

Bota e futbollit mori një lajm të hidhur pak vite më parë, kur portieri gjerman Robert Enke i dha fund jetës në moshën 32-vjeçari. Depresioni u bë shkak që portieri të hidhej para trenit, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme në vitin 2009.

Nëse vdekja e tij ka trishtuar të gjithë në botën e sportit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin Arturo Vidal. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit, asokohe luante në Bundesligë me Bajer Leverkusenin.

Vidal ka kujtuar golin e tij të parë në Europë, të cilin ia ka shënuar pikërisht Enkes dhe komenti pasues, ishte jo pak tallës, koment i cili ka marrë kritika të shumta në rrjet dhe ka sjellë polemika.

“Ky është goli im i parë në Europë me Leverkusenin. Hej, ky portieri më vonë kaloi në depresion dhe vrau veten”, u shpreh mesfushori kilian, Arturo Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat