Pellegrino prezanton veten

Futboll

Pellegrino prezanton veten

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 15:27
Pellegrino

Ide të ktistalta dhe referenca qartësisht të dukshme nga Marco Pellegrino, blerja e nëntë e merkatos së kësaj vere nga Milani. I ardhur nga Argjentina, por me origjinë italiane: “Unë jam një mbrojtës i shpejtë, agresiv, i koncentruar”. Pak si idhulli i tij, Sergio Ramos, në kërkim të një skuadre pasi luajti për PSG-në dy vite: “Unë jam frymëzuar nga ai dhe Romero i Tottenham”.

Ndërkohë, ka nisur të ëndërrojë me sytë hapur për atë që pret me fanellën kuqezi. Milani e bleu atë nga Platense për rreth 3 milionë euro. Ai do të jetë qendërmbrojtësi i pestë në dispozicion të Piolit: “Është një ëndërr të jem këtu. Kur mësova për interesin e Milanit fola për këtë me familjen time, ishim të emocionuar dhe nuk mund ta besonim”.

Argjentinasi për “Milan TV” tregoi edhe origjinën e tij italiane: “Jam italian nga gjyshi im, babai i nënës sime. Ai më flet shpesh për këtë vend dhe gjithashtu është i lumtur për mua që erdha te Milani. Kam ardhur këtu pak vite më parë me familjen time. Shpresoj të përshtatem shpejt, duke llogaritur mbështetjen e prindërve të mi.

Ata janë gjithmonë me mua dhe së bashku do të njohim edhe Milanon”.

Pellegrino do të mbajë fanellën me numrin 31: “E kisha veshur tashmë te Platense. Me këtë bëra debutimin tim dhe shënova golin e parë.

Është numër i veçantë për mua”. Dy fjalë për stilin e tij të lojës: “Jam i shpejtë, agresiv. Punoj shumë dhe jam gjithmonë i fokusuar. Gjithmonë jap gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat