Barcelona do ta mbajë Marcos Alonson

Futboll

Barcelona do ta mbajë Marcos Alonson

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 15:40
Marcos Alonso

Drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Marcos Alonso. Futbollisti veteran do të mbetet në klubin katalanas.

Dy ditët e fundit u raportua se 32-vjeçari spanjoll do të shitet për shkak të pagës së lartë, derisa si destinacione të tij përmendeshin Liga Premiere dhe Liga e Arabisë Saudite.

Megjithatë, sipas gazetës katalanase “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit e kanë siguruar Alonson se do të llogarisin në shërbimet e tij.

Klubi do të tentojë ta regjistrojë këtë javë, por nëse dështojnë tani, atëherë me siguri se regjistrimi do të bëhet deri më 30 shtator.

Alonso do të jetë zgjedhja e dytë e Xavit këtë sezon, pasi Alejandro Balde është titullar i padiskutueshëm në mbrojtje në krahun e majtë. Ish-lojtari i Chelseat në të kaluarën ka luajtur edhe si qendërmbrojtës i majtë, por me nënshkrimin e Inigo Martinez tashmë edhe ai pozicion është mbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat