Ttrajneri i Partizanit flet para duelit me Astanën

Futboll

Ttrajneri i Partizanit flet para duelit me Astanën

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:38
Zoran Zekiç

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka dalë sot para mediave në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ndaj Astana, në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve vendas, të cilët kanë qenë kureshtarë të dinin se si do të shihej një eliminim i të kuqve dhe çfarë “kurthi” kishin përgatitur për të ndalur favoritët kazakë.

Për shumë tifozë, humbja e Astanës përballë Partizanit do të ishte një tragjedi. A do të cilësohej një tragjedi një rezultat i pafavorshëm për ju?

Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë.

A e kupton skuadra që Astana është një kundërshtar shumë më serioz në letër se sa kundërshtarët e mëparshëm të Partizanit në kompeticionet europiane?

Po, sigurisht. Por edhe ndeshjet tona të fundit me Valmieran nuk ishin të lehta gjithashtu.

Çfarë mund të veçoni te Astana?

Unë njoh Marin Tomasov pasi kam trajnuar në Kroaci dhe kam kryqëzuar rrugët me të. Unë njoh gjithashtu edhe Lonçar dhe portierin Çondriç. Nesër, gjëja më e rëndësishme për ne është që të luajmë si skuadër.

Astana gjithmonë lufton në shtëpi në kompeticionet europiane, por shpesh mundet jashtë fushë me rezultate shkatërrimtare. Si do të luajë skuadra juaj nesër, futboll ofensiv apo defensiv?

Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës.

A mund të thuhet se prania e një numri të madh lojtarësh të ri është pjesërisht një avantazh për ju?

Pasi ata janë të uritur për fitore dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur fazën në grupe për herë të parë…

Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim.

Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët, por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat