E duan të gjithë, talenti i Real-it “fut në sherr” tre kombëtare

Futboll

E duan të gjithë, talenti i Real-it “fut në sherr” tre kombëtare

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:01
Logo e Real Madridit

Talenti i Real Madrid, Manu Romero, duket se do të jetë në qendër të një lufte ndërkombëtare.

Romero, 14 vjeç, është djali i ish-yllit të Malaga-s dhe Uruguait, Marcelo Romero dhe ka luajtur për Uruguain Under 15.

Megjithatë, ai mund të luajë edhe për Spanjën dhe Amerikën dhe duke parë reputacionin që ka, federata janë gati të luftojnë për të siguruar Romero-n.

I riu luan si mbrojtës i majtë dhe te Real Madrid e konsiderojnë një lojtar me një të ardhme të shndritshme.

Sezonin e kaluar, Romero ka shënuar 14 gola duke luajtur si mbrojtës i majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat