Vllaznia prezanton fanellën

Futboll

Vllaznia prezanton fanellën

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Vllaznia e nis sezonin me pamje të re, ose më saktësisht, me fanella të reja.

Klubi ka prezantuar sot edhe modelet e reja që do të mbajnë lojtarët në këtë edicion, duke mos iu shmangur tradicionales, por edhe duke sjellë disa risi.

Kështu, fanella e parë do të jetë ajo me ngjyrat karakteristike kuqeblu të klubit. E dyta do të jetë e bardhe por me vijëzime kuqeblu në mesin e saj në pjesën e përparme, ndërsa e treta do të jetë e zezë, me ngjyrat kuqeblu që krijojnë shkronjën “V” në pjesën e përparme.

Klubi ka postuar modelet e reja në rrjetet sociale, teksa Balaj, Alivoda dhe Spahija ishin ata që i prezantuan këto fanella para tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat