Fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm do të garojë në kualifikimet për Ligën e Evropës

Futboll

Fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm do të garojë në kualifikimet për Ligën e Evropës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Fituesi i Kupës së Kosovës sezonin e ardhshëmdo të garojë në kualifikime të Ligës së Evropës.

Kjo do të thotë se kampioni i Superligës dhe fituesi i Kupës do t’i kenë dy mundësi në Evropë.

Fituesi i Superligës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Fituesi i Kupës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Evropës shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Madje, nënkampioni i Kosovës do të garojë direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, kurse vendi i tretë në raundin e parë kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat