Shfaqen foto të tjera të turpshme

Futboll

Shfaqen foto të tjera të turpshme

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:38
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit mban lojtaren në krah

Situata e Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, vazhdon të përkeqësohet nga dita në ditë.

Numri 1 i futbollit spanjoll, është vënë në epiqendër të kritikave për sjelljen e tij skandaloze pas fitores së Kupës së Botës nga kombëtarja e femrave të Spanjës.

Ai puthi në buzë futbollisten Jeni Hermoso, duke bërë të shpërthejë një skandal i mirëfilltë.

Image

Shumëkush në Spanjë ka kërkuar dorëheqjen e tij, teksa edhe kryeministri i Spanjës ka kërkuar shpjegime, duke mos u mjaftuar me videon ku ai kërkonte ndjesë.

Në fakt, është zbuluar se Rubiales kishte tentuar në çdo mënyrë që në atë video të përfshinte edhe futbollisten që kishte puthur gjatë ceremonisë, në mënyrë që të bëhej gjithçka më e besueshme.

Natalia Torrente, gazetarja e “Antena 3”, ka zbuluar se gjatë udhëtimit të kthimit për në Spanjë, në avion Rubiales i kishte kërkuar lojtares që të shfaqej në këtë video me të.

“Posti im është në diskutim, bëje një gjë të tillë qoftë edhe vetëm për vajzat e mia.

Kam nevojë që të dalim bashkë në video”, i është drejtuar ai futbollistes, sipas gazetares në fjalë. Por ajo e refuzoi drejtuesin e federatës, edhe pse ky i fundit i shpjegoi se gjesti i tij kishe pasur pasoja të rënda mediatike dhe në Spanjë e priste në furtunë e mirëfilltë.

Edhe trajneri Horge Vilda ishte munduar të bindte sportisten, teksa kishte diskutuar edhe me prindërit e saj që ishin të pranishëm aty, por kishte marrë përsëri një përgjigje negative.

Ndërkaq, në Spanjë janë publikuar foto të tjera të sjelljeve të Rubiales pas finales, që vënë në diskutim seriozitetin e një drejtuesi të këtij rangu.

Ai shfaqet teksa mban mbi supe Atenea Del Kastijo, e cila duket e sikletosur nga kjo situatë e krijuar me presidentin e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat