Lojtari i Kikës dhe Vllaznisë, dënohen me dy ndshjes

Futboll

Lojtari i Kikës dhe Vllaznisë, dënohen me dy ndshjes

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.08.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

SC ”Gjilani”. Në min 63, tifozët vendas hedhin një shishe PVC gjysëm të mbushur, për çka gjyqtari e ndërpret ndeshjen dhe shishen ja dërgon të delegatit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani–Prishtina dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i FC ”Fushë Kosova” , Valmir Kutllovci nr.fanelle 2 dhe nr ID.004244M94. Në min 27, ndërhyn në mënyrë të pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “ Fushë Kosova ” , Valmir Kutllovci. Afati datë : 29.08.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i KF ”KIKA”, Donart Kastrati nr fanelle 1 dhe nr ID.007230M02. Në min 44 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar jashtë zonës së rreptësisë, duke ja mohuar mundësinë për gol lojtarit kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Kika. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Vllaznia P”, Erblir Avdiu nr.fanele 2 dhe nr ID.002782M96. Pas shënimit të golit në min 51 , në shenjë proteste e tërheq për fanelle gjyqtarin kryesor, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Vllaznia (P). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KF ”Vllaznia P”, Ilir Zuka nr ID.011402M84. Në min 53 të ndeshjes, në shenjë proteste ofendon rend gjyqtarin e ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Vjosa – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv I KF “ Vllaznia P” , Ilir Zuka. Afati datë : 29.08.2023 ora 13:00. Pezullohet në mosushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat