Bayerni zyrtarizon Daniel Peretzin

Futboll

Bayerni zyrtarizon Daniel Peretzin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:11
Daniel Peretz

Bayern Munichi ka kompletuar transferimin e Daniel Peretz.

Klubi gjerman njoftoi zyrtarisht këtë të premte për transferimin e portierit izraelit.

Ai me Bayernin ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Sipas transferimeve, “Bavarezët” e transferuan Peretzin nga Maccabi Tel Aviv për 5 milionë euro.

“Është një ëndërr për çdo fëmijë që një ditë të luajë për një klub aq të madh sa Bayerni.

Kur dëgjova për interesimin e Bayernit, kisha vetëm një dëshirë: të kaloja këtu.

Unë jam i uritur për gjithçka që do të vijë”, u shpreh 23-vjeçari pas zyrtarizimit te kampionët gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat