Britaniku barazon rekordin e Cristiano Ronaldos

Futboll

Britaniku barazon rekordin e Cristiano Ronaldos

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:17
Jude Bellingham

Jude Bellingham është shndërruar në personazhin kryesor të Real Madrid në këtë fillim të sezonit.

Mesfushori i transferuar nga Borussia Dortmund për më shumë se 100 milionë euro, po përmbush të gjitha pritshmëritë e spanjollëve.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Celta Vigos, “Los Blancos” iu falën golit të britanikut për të marrë tre pikët e radhës. Ishte goli i katërt në tre ndeshje për 20-vjeçarin që barazon kështu një rekord të vendosur më parë nga Cristiano Ronaldo.

Së bashku me portugezin, Bellingham bëhet lojtari i dytë në historinë e Real Madrid që shënon në tre ndeshjet e para me skuadrën kryeqytetase. Interesant është fakti se ashtu si Ronaldo, edhe Bellingham ka shënuar katër gola.

Britaniku është kthyer menjëherë në idhull për tifozerinë madrilene dhe aftësitë e tij në zonë, e bëjnë edhe më tërheqës.

Jo më kot, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se është pikërisht Bellingham zëvendësuesi i Benzema. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Bellingham do t’ia dalë të ruajë këtë vazhdimësi shënimi edhe gjatë kampionatit e për të lënë kështu në hije edhe sulmues si Vinicius apo Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat