Stadiumi i Ramiz Sadikut me infrastrukturë moderne dhe 500 ulëse 

Futboll

Stadiumi i Ramiz Sadikut me infrastrukturë moderne dhe 500 ulëse 

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:36
Përparim Rama e Granit Rugova vizitojnë stadiumin e Ramiz Sadikut

Stadiumi i Ramiz Sadikut të Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Grupi B), me infrastrukturë moderne dhe 500 ulëse.

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, së bashku me kryetarin e Komunës, Përparim Rama, kanë vizituar stadiumin.

“Super lajm për futbollin e kryeqytetit dhe për klubin KF Ramiz Sadiku.

Image

Kështu do të duket stadiumi

Bashkë me kryetarin Përparim Rama dhe nënkryetarin Alban Zogaj vizituam punimet ku po ndërtohet  tribuna e stadiumit ‘Ramiz Sadiku’, që do t’i ketë me mbi 500 ulëse dhe infrastrukturë përcjellëse moderne, me zhveshtore, toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe ku do të ushqehen sportistët.

Prishtina, qytet i sportit”, njofton Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat