Iniesta kundër Rubialesit

Futboll

Iniesta kundër Rubialesit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:11
Rubiales duke puthur lojtaren dhe Iniesta

Puthja e Presidentit të Federatës Spanjolle, Jose Luis Rubiales me lojtaren Jennifer Hermoso pas finales së futbollit të femrave, është shndërruar në një çështje të madhe në Spanjë.

Pjesa më e madhe e opinionit sportiv është kundër Rubiales dhe kërkon tërheqjen e presidentit, i cili për momentin as nuk e çon ndërmend një akt të tillë.

Së fundmi, kundër Rubiales flet edhe Andres Iniesta një legjendë e futbollit spanjoll. Mesfushori theksoi se Rubiales me gjestin e tij dëmtoi imazhin e Spanjës dhe se nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet.

“Dua të shpreh trishtimin mbi atë që ka ndodhur në javën e fundit.

Tani po flas si një baba, si bashkëshort dhe si futbollist, akte të tilla nuk mund t’i tolerojmë.

Nuk e imagjinoj se si mund të ndjehen në këtë moment të gjitha vajzat e kombëtares dhe për faktin që tashmë nuk flitet më për komepticionin e jashtëzakonshëm që zhvilluan.

Na mësuan një futboll fantastik.

Nga ana tjetër kemi një president që nuk e pranon se sjellja e tij është e papranueshme.

Po dëmton imazhin e Spanjës dhe futbollit tonë”, u shpreh Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat