Mancini gjen skuadër të re

Futboll

Mancini gjen skuadër të re

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:35
Mancini

Roberto Mancini është trajner i Arabisë Saudite.

Pak ditë pasi dha dorëheqjen nga stoli i Italisë, tekniku ka arritur marrëveshjen për të drejtuar përfaqësuesen e Arabisë Saudite, teksa ka firmosur edhe një kontratë të vlefshme deri në verën e 2026-ës.

E zbulojnë këtë mediat italiane, që raportojnë se prezantimi i Mancinit në stol do të bëhet të hënën në orën 16:00, me teknikun italian që do të shoqërohet nga ndihmësit e tij të zakonshëm në këtë aventurë.

Mancini pritet të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh në vit, në këtë aventurë, teksa objektivi i parë i madh do të jetë përfaqësimi dinjitoz në Kampionatin Aziatik, që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe në të cilin Arabia Saudite nuk fiton që prej më shumë se 25 vitesh.

Ndërkohë objektivi më madhor do të jetë përfaqësimi në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, dhe Arabia Saudite kërkon që të jetë më shumë sesa thjesht një pjesëmarrëse modeste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat