Simeone: Arabët janë një problem

Futboll

Simeone: Arabët janë një problem

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:39
Simeone

Fuqia ekonomike e klubeve të Arabisë Saudite ka nisur të frikësojë të gjithë klubet europiane të cilat shohin si yjet po nisin të transferohen gjithnjë e më shpesh në Lindjen e Mesme.

Trajnerët i druhen mungesës së alternativave në organikë, sidomos prej faktit se merkato në Arabinë Saudite do të mbyllet me dy javë diferencë nga ajo në Europë.

Në këtë formë, nëse lojtarët largohen në këtë periudhë, atëherë klubet europiane do ta kishin të pamundur të ndërhynin në tregun e transferimeve.

Pikërisht, kësaj pike i mëshon edhe trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone i cili theksoi se merkato duhej të mbyllej në të njëjtën kohë për të gjithë.

“Merkato në Arabi mbyllet dy javë pas asaj në Europë dhe ky është një problem.

Rreziku tashmë nuk na vjen më nga klubet europiane, por nga Arabia. Janë ata njerëz të cilët vijnë me një valixhe me para dhe të marrin lojtarët”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat