Ylber Ramadani me Leccen befasojnë Fiorentinën në Firencë 

Futboll

Ylber Ramadani me Leccen befasojnë Fiorentinën në Firencë 

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:36
Ylber Ramadani

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me skuadrën e tij, Lecce, befasojnë në Firencë Fiorentinën.

Lecce ka barazuar me rezultat 2:2 me Fiorentinën, në takimin e javës së dytë në Serie A.

Ramadani është paraqitur titullar duke treguar lojë shumë të mirë.

Për Fiorentinën shënuan Gonzalez (3'), Duncan (25') dhe për Leccen realizuan Rafia (49') e Krstoviq (76').   

Fiorentina renditet në vend të tretë me 4 pikës sa ka edhe Lecce dy pozita më poshtë.

Si Fiorentina si Lecce nuk kanë pasuar humbje në edicionin e ri, dy ndeshje, një fitore dhe një barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat