Derbi londinez për talentin e Barcelonës

Futboll

Derbi londinez për talentin e Barcelonës

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:23
Ansu Fati

Derbi londinez për talentin e Barcelonës

Tottenham futet në garë sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, klubi londinez kërkon shërbimet e 20-vjeçarit i cili nuk e ka të sigurt një vend titullari te katalanasit.

Për spanjollin ka shfaqur interes edhe Chelsea dhe tashmë duket se do të kemi një derbi londinez në orët e fundit të merkatos. Futbollisti konsiderohej si e ardhmja e Barcelonës, por minutat e pakta  të vëna në dispozicion nga Xavi, e kanë shtyrë të kërkojë largimin.

Me thirrjen në ekip të parë të Lamine Yamal dhe Fermin Lopez, konkurrenca në ekip është shtuar ndjeshëm, gjë që e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e 20-vjeçarit. Pas largimit të Lionel Messit në vitin 2021, Fatit ju besua fanella me numrin 10 dhe pritshmëritë ishin të larta.

Por një dëmtim në gju që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë  bëri që forma e tij të vinte drejt rënies. Ansu Fati është një prodhim i “La Masia”, ai ka debutuar me ekipin e parë në  shtatorin e vitit 2020.

Që atëherë ka bërë 112 paraqitje me katalanasit duke shënuar dhe 29 gola. Sulmuesi mbron ngjyrat e përfaqësuese së Spanjës me të cilët është aktivizuar në 9 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat