Ansu Fati huazohet te Brighton

Futboll

Ansu Fati huazohet te Brighton

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 17:59
Ansu Fati

Ansu Fati kërkonte më shumë minuta loje në këmbët e tij, dhe duket se Xavi dha dritën jeshile që sulmuesi spanjoll të huazohej diku tjetër për të marrë atë që dëshironte nga fusha e blertë.

Pas një interesimi të vazhdueshëm ditët e fundit nga Tottenham për transferimin e tij, Brighton futet në skenë dhe rrëmben gjithçka, duke zyrtarizuar tashmë edhe huazimin e lojtarit.

Ansu Fati do të jetë në huazim nga Barça te klubi anglez pa të drejtë blerje në fund të sezonit nga këta të fundit.

Gjithashtu edhe De Zerbi, trajneri i “pulëbardhave”, ka komentuar këtë goditje të vlefshme në merkato.

“Kjo është një marrëveshje shumë e mirë për të gjithë ne.

Jam i sigurt se Ansu do të na ndihmojë ne për të arritur një objektiv të ri dhe ne do e ndihmojmë atë për të arritur në nivelet që ai dëshiron dhe meriton të jetë”, ka thënë tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat