Paçarada titullar i pakontestueshëm, Koln barazon në Frankfurt

Futboll

Paçarada titullar i pakontestueshëm, Koln barazon në Frankfurt

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2023 Në ora: 17:26
Leart Paçarada

Koln ka fituar pikën e parë pas dy humbjeve rresht në Bundesliga I.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është titullar i pakontestueshëm në radhët e Koln-it, duke kontribuar në barazimin me rezultat 1:1 në përballje me Eintrachtin në Frankfurt, në takimin e javës së tretë

Florian Kainz ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 43-të, duke kaluar në epërsi Koln-in. 

Fat i keq për skuadrën e Paçaradës, duke pësuar gol në minutën e 87-të. 

Autor i golit Niels Nkounkov.

Paçarada tre ndeshjet e para ka luajtur nga minuta e parë, duke dëshmuar formë jashtëzakonisht të mirë.

Eintracht është në vend të 9-të me 5 pikë dhe Koln në të 14-tin me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat