Inzaghi: Është vetëm fillimi, por shenjat janë të shkëlqyera

Futboll

Inzaghi: Është vetëm fillimi, por shenjat janë të shkëlqyera

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:19
Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për mediet pas fitores 4-0 ndaj Fiorentinës.

Tekniku u shpreh se skuadra e tij është duke dhënë shenja shumë pozitive, ndërsa shtoi se Lautaro është një lider i vërtetë.

“Kemi pasur tre ndeshje të shkëlqyera, djemtë punojnë mirë dhe me shpirt, për klubin dhe për tifozët.

Këto janë shenja të shkëlqyera, por është vetëm fillimi.

Doja që Thuram të gjente golin.

Jam i lumtur dhe ai bëri shumë mirë si të gjithë ata që luajtën.

Jam shumë i kënaqur. Duhet theksuar se Lautaro është një lider i madh.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat