Interi synon rinovimin me Dimarcon, ja paga e synuar e mbrojtësit

Futboll

Interi synon rinovimin me Dimarcon, ja paga e synuar e mbrojtësit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:55
Interi

Pas Simone Inzaghit, Interi ka nisur punën për të rinovuar me një tjetër titullar.

Bëhet fjalë për Federico Dimarcon, i cili në dy sezonet e fundit është rritur ndjeshëm dhe është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë.

Kontrata e Dimarcos skadon në 2026-ën dhe anësori italian përfiton një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon. Interi ka bërë ofertën e parë me kohëzgjatje deri në 2028-ën dhe pagë 2.5 milionë euro, ndërsa agjentët e mbrojtësit kanë kërkuar 3.5 milionë euro në sezon.

Distanca është e konsiderueshme, por vullneti i palëve për të vijuar bashkë rrugëtimin, mund të bëjë që marrëveshja të arrihet për një shifër të mesme. Interi synon që të marrë firmën e Dimarcos brenda muajit shtator dhe të blindojë krahun e majtë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat