Drejtori i Zvicrës për futbollistët shqiptarë

Futboll

Drejtori i Zvicrës për futbollistët shqiptarë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:59
Pierluigi Tami

Kosova do të ndeshet me Zvicrën më datë 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

E drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami tha se për disa lojtarë, kthimi në ardhe do të zgjojë emocione të veçanta.

“Për disa lojtarë, kthimi në atdheun e tyre mund të zgjojë emocione të veçanta”, tha Tami.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Uran Bislimi janë futbollistët me prejardhje shqiptare që do të jenë pjesë e Zvicrës në ndeshjen e së shtunës.

Tri ditë më vonë, Zvicra do të ndeshet në shtëpi ndaj Andorrës, kurse Kosova udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat