Kuqezinjtë i tremben shtatlartësisë së rivalëve

Futboll

Kuqezinjtë i tremben shtatlartësisë së rivalëve

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:50
Pamje nga një ndeshje

Për të neutralizuar Çekinë sot në Pragë duhet dominuar… ajri. Është ky alarmi që lëshuan trajneri Silvinjo dhe Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp në vigjilje të kualifikueses së sotme në Pragë.

Shtatlartësia e kombëtares çeke është një fakt.

Ata janë një nga kombëtaret më fizike të Europës dhe faktorin e shtatlartësisë do të përpiqen që ta shfrytëzojnë sot në “Fortuna Arena”.

25 futbollistët e thirrur nga Silvinjo për këto dy ndeshje vendimtare për fatin e kuqezinjve në grup kanë një gjatësi mestarë 183.04 cm, me portierin Etrit Berisha futbollistin më shtatlartë (194 cm). Mbrojtësi Ivan Balliu është lojtari më shtatshkurtër i kuqezinjve (172 cm).

Por 23 emrat e thirrur nga Jaroslav Shilhavi për kualifikuesen kundër Shqipërisë dhe miqësoren kundër Hungarisë tri ditë më vonë, kanë një gjatësi mesatare prej 183.04 centimetrash.

Portieri Tomash Kubek është lojtari më i gjatë i çekëve, vetëm 3 centimetra larg barrierës së 2 metrave. Por habia është se ka një futbollist nga skuadra kryesuese e grupit tonë, është më shtatshkurtri nga kjo listë: ai është mesfushori Mikal Sadilek, gjatësia e të cilit arrin në 169 cm.

Gjithsesi, kombëtarja e Tomas Souçekut do të jetë një kërcënim serioz në goditjet standarde për portën e Etrit Berishës. Goditjet standarde janë një nga pikat e tyre më të forta.

Trajneri Jaroslav Shilhavi, që kur ka marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2018, i ka fituar të pesta kualifikueset e një Europiani në shtëpinë e tij. Shqipëria do të tentojë për ta prishur këtë seri pozitive të vendësve për të vazhduar ëndrrën e saj drejt finaleve të një Europiani për herë të dytë në histori. Por për ta bërë këtë, duhet të luftojë për çdo centimetër në fushë dhe në… ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat