Sommer flet për lëvizjen e tij tek Interi

Futboll

Sommer flet për lëvizjen e tij tek Interi

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:55
Sommer

Portieri i ri i Interit, Yan Sommer, ka folur për transferimin e tij tek Interi.

Sommeri iu bashkua “Nerazzurrëve” këtë verë, duke e zëvendësuar Onanën, i cili u largua për në Manchester United.

“Është një sfidë e re dhe të qenit zgjedhja e parë ka dhënë edhe më shumë entuziazëm për këtë fazë në karrierën time”, tha ai për “SRF Sport”.

“Ishte një përvojë krejtësisht e re në Bayern, mësova shumë, por tani kam ardhur këtu për të qenë nr. 1”.

Portieri zviceran këtë sezon ka bërë tri paraqitje me Interin në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat