Turam: Mund të kisha bërë dy gola, por kemi ndeshje të tjera

Futboll

Turam: Mund të kisha bërë dy gola, por kemi ndeshje të tjera

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:27
Turam

Sulmuesi i Interit, Markus Turam, foli në fund të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës, ku shënoi golin e parë me fanellën e “Bluve”, ndërsa hyri në fushë si zëvendësues i Oliver Zhiru.

Turam theksoi se mund të kishte shënuar dy gola, ndërsa shtoi se i ka gati për ndeshjet e tjera.

“Unë mund të kisha bërë dy gola sonte, por le t’i mbajmë për ndeshjen tjetër.

Nga pikëpamja aritmetike ne jemi perfekt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme”, deklaroi Turam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat