Në Poloni kërkojnë shkarkimin e trajnerit Santos

Futboll

Në Poloni kërkojnë shkarkimin e trajnerit Santos

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:22
Santos

Polonia mori një fitore të vuajtuar ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Dy golat e Levandovskit shpëtuan polakët nga turpërimi në shtëpi.

Por askush nuk është i kënaqur me ndeshjen e mbrëmshme, dhe të gjithë në Poloni fajësojnë vetëm një person, Fernando Santosin.

Sipas mediave polake të gjithë duan shkarkimin e tij për lojën e turpshme dhe aspak premtuese të kombëtares ndaj një kundërshtari të lehtë si Ishujt Faroe.

Sipas një artikulli të botuar në median “SportoweFakty”, shkruhet se do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishin humbur mbrëmë pasi Santos do të ishte shkarkuar menjëherë. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për situatën e krijuar, nuk dëshiron të tërhiqet për shkak të krenarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat