Keqpërdorimet me biletat e ndeshjes Kosovë - Zvicër, FFK del me një njoftim

Futboll

Keqpërdorimet me biletat e ndeshjes Kosovë - Zvicër, FFK del me një njoftim

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Bletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër janë vendosur në shitje në tregun e zi me çmim shumë herë më të lartë se sa janë blerë paraprakisht.

E pas këtij raportimi ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton edhe një herë opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër. Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.  

Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje. Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit”, thuhej në njoftim.

Ndeshja Kosovë-Zvicër luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat